33/365 — Si i përshëndeste Muhammedi s.a.v.s. njerëzit që i takonte?

Takimin me një person tjetër, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. nuk e konsideronte një gjë të parëndësishme.

Ai na mësoi që, kur ta takojmë një person: “Kur e takon, jepni selam.” 

Dhe në takimet mes muslimanëve, ai po ashtu e porosit shtrëngimin e duarve.

Kur e pyetën nëse njeriu duhet ta marrë vëllain ose mikun e tij për dore dhe ta përshëndesë, ai u përgjigj: “Po.”

  • Selami.
  • Dora e shtrirë.
  • Buzëqeshja në fytyrë.

Gjërat e vogla nga të cilat fillojnë marrëdhëniet mes njerëzve.

Sepse nuk është njësoj se si e takojmë dikë.

Mund të kalojmë pranë një njeriu sikur të mos e kemi parë.

Por mund t’i japim selam, duke i thënë me gjuhën e sjelljes sonë: “Të shoh, të respektoj dhe ta dëshiroj paqen.”

I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. na mësoi pikërisht takime të tilla.

Ndonjëherë mund t’ia zbukurojmë ditën një njeriu edhe para se të kemi shkëmbyer një fjali tëvetme.

Redaksia