Për të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s., shiu nuk ishte vetëm një ndryshim moti.
Kur njerëzit kishin pritur gjatë kohë shi, erdhi një burrë te i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ndërsa ai po e mbante hutben dhe iu ankua se bagëtia po fillonte të dëmtohej, ndërsa rrugët ishin bërë të vështira.
I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i ngriti duart dhe u lut: “O All-llahu, na dhuro shi!”, këtë lutje e përsëriti tri herë. (Buhariu dhe Muslimi).
Enesi, r.a., tregon se atëherë në qiell nuk shihej asnjë re e vetme. Pastaj u shfaqën retë mbi ta dhe filloi të binte shi. Ra për ditë të tëra. Madje aq shumë, sa të xhumanë tjetër erdhi përsëri një burrë tjetër dhe i kërkoi të Dërguari t’i lutej All-llahut që shiu të ndalojë të mos sillte ndonjë vështirësi.
Atëherë i Dërguari I All-llahut s.a.v.s. përsëri i ngriti duart dhe u lut.
Atëher shiu ndaloi dhe njerëzit kur dolën nga xhamia shkëlqeu dielli.
Sa bukur na mëson ky rast ta shohim shiun. Kur nuk ka shi, i lutemi All-llahut që ta zbresë nga qielli, kur bie tepër, i lutemi Atij që të na ruajë nga dëmi i tij.
Sepse edhe retë mbi ne na kujtojnë sa shumë kemi nevojë për mëshirën e All-llahut.
Redaksia