Kur frynte ndonjëherë erë e fuqishme, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. nuk e mallkonte, por i drejtohej All-llahut të Madhërishëm.
Aisha, r.a., transmeton se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. thoshte:
“O All-llahu im, Të lutem për të mirën e kësaj ere, për të mirën që ajo sjell dhe për të mirën me të cilën është dërguar; si dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e saj, nga e keqja që ajo sjell dhe nga e keqja me të cilën është dërguar.”
I Dërguari All-llahut s.a.v.s. i mësonte edhe të tjerët të mos e shanin erën.
Ai shpjegoi se ajo mund të sjellë mëshirë, por edhe atë prej së cilës njeriu kërkon mbrojtje te All-llahu.
Ky është një mësim i bukur.
Njeriu nuk mund ta ndalë erën.
Nuk mund t’i lëvizë retë.
Nuk mund t’i urdhërojë stuhisë të ndryshojë drejtim.
Por mund t’i ngrejë duart e t’i drejtohet Atij që sundon gjithçka.
Kur natyra e tregon fuqinë e saj, besimtari kujton sa i dobët është.
Redaksia