Një njeri erdhi në Medinë kur ende nuk ishte musliman.
Ai Ishte Xhubejr ibn Mut’im, All-llahu qoftë i kënaqur me të.
E dëgjoi Pejgamberin s.a.v.s. se si në namazin e akshamit po lexonte suren Et-Tur.
Kur Pejgamberi s.a.v.s. mbërriti tek ajeti: „A mos vallë janë krijuar pa ndonjë Krijues, apo ata vetë janë krijues?! A mos vallë ata i krijuan qiejt dhe Tokën?!“
Xhubejri më vonë e përshkroi atë që i ndodhi me fjalët: „Pothuajse më kërceu zemra nga vendi.“ (Transmeton Xhubejr ibn Mut’im, r.a. E shënojnë Buhariu dhe Muslimi).
Ende nuk ishte musliman.
Kisha ardhur për qëllim tjetër.
E megjithatë, disa ajete kur’anore e gjetën rrugën deri tek ai.
Është e bukur që na është ruajtur pikërisht pamja e këtij çasti të vogël nga jeta e Pejgamberit s.a.v.s..
Akshami.
Leximi i Kuranit.
Dhe njeriu që dëgjon.
Ndonjëherë nuk e dimë se çfarë mund të nxisë një sure e lexuar në zemrën e njeriut që e dëgjon atë.
Redaksia