Namazi prapa bidatçiut nuk është i lejuar sipas medhhebit të Imamit Ebu Hanifes (All-llahu qoftë i kënaqur me të!).
Imami Bedruddin el-Ajni thotë:
„Imam Muhammedi transmeton nga Imam Ebu Hanifja dhe Imam Ebu Jusufi se nuk është e lejuar falja e namazit prapa ndjekësve të epsheve dhe mësimeve të devijuara (Ehlul-ehva).“
— Kitabul-Binaje, Sherhul-Hidaje ((البناية شرح الهداية), 2/333
Shejh Ebu ‘Ammar ‘Abd el-Hakk (i njohur gjithashtu si Ebu ‘Ammar ‘Abd el-Hakk el-Hanefi ose Muhaddithi i Kabulit, ka thënë:
„Vehabistët i shpallin muslimanët jomuslimanë (tekfir) dhe mushrikë. Vehabistët janë bidatçi (novatorë) sipas konsensusit (ixhmasë), prandaj falja e namazit prapa tyre është mekruh tahrimen (vepër e urryer afër së ndaluarës).
Redaksia