I Dërguari I All-llahut s.a.v.s. ka thënë:
“Kur në një shoqëri janë tre persona, dy prej tyre të mos pëshpëritin mes vete, sepse veprimi i tillë e trishton të tretin.” (E përcjell Abdullah ibn Mesudi, All-llahu qoftë i kënaqur me të. E shënojnë Buhariu dhe Muslimi).
Ai e vërente edhe atë trishtim që njeriu ndoshta nuk do ta shfaqte.
Ai ulet me ne.
Ndërsa ne të dy pëshpëritim, shkëmbejmë shikime dhe qeshim me diçka që ai nuk mund ta dëgjojë.
Ndoshta nuk po flasim për të.
Por ai nuk e di këtë.
Ai mbetet mënjanë dhe pyet veten pse është përjashtuar.
Sa shumë kujdes për njeriun ka në këtë hadith!
Ndonjëherë mund ta lëndojmë dikë edhe pa thënë asnjë fjalë të keqe.
Mjafton që pranë nesh të ndihet i tepërt.
Prandaj ia vlen ta përfshijmë njeriun në bisedë.
T’i shpjegojmë se me çfarë po qeshim.
Ta ruajmë bisedën private për një çast kur të jemi vetëm.
Në mënyrë që ai që ulet me ne të ndiejë se ka vend mes nesh.
Redaksia