75/365 — Si i mësonte njerëzit të këmbëngulnin në të mirë?

Një herë, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. gjeti një grua te Aishja, All-llahu qoftë i kënaqur prej saj.
Aishja i tregoi se ajo grua falej natën shumë dhe kryente shumë adhurime vullnetare.
Kur e dëgjoi këtë, ai u tregoi se njeriu duhet të angazhohet me aq adhurime sa ka mundësi t’i përballojë rregullisht. Në një transmetim tjetër thuhet: «Veprat më të dashura tek All-llahu janë ato në të cilat njeriu këmbëngul dhe i kryen vazhdimisht, qofshin edhe të pakta.

Shpesh nisim me plane të mëdha.
Dëshirojmë të ndryshojmë shumë gjëra menjëherë.
Për disa ditë ia dalim, pastaj lodhemi dhe i braktisim të gjitha.

I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. na mësoi të gjejmë një mesatare, një ritëm të qëndrueshëm që mund ta ruajmë në vazhdimësi:
– Disa ajete që i lexojmë çdo ditë;
– Një sadaka modeste që e japim rregullisht;
– Një namaz vullnetar për të cilin gjejmë gjithmonë kohë.

Me kalimin e kohës, kjo vepër e mirë bëhet pjesë e natyrës dhe jetës sonë.
E kryejmë edhe pasi të ketë kaluar entuziazmi fillestar.
Ia vlen të zgjedhim qoftë edhe një vepër të vetme të mirë dhe ta ruajmë atë, në mënyrë që të mbetet me ne edhe javën dhe muajin e ardhshëm.

Redaksia