Së fundmi, duke udhëtuar me transportin publik, isha dëshmitar i një situate jashtëzakonisht të pakëndshme. Në fakt, pas meje dëgjova një debat midis disa vajzave dhe inspektorëve që i kontrollonin biletat e pasagjerëve. Natyrisht, po debatonin sepse ato nuk kishin blerë bileta. Pasi inspektori kërkoi që të blinin bileta, ato refuzuan, dhe përkundër gjobës së shkruar, njëra prej tyre me guxim dhe zë të lartë tha: “Nuk do ta paguajë ashtu siç nuk kam paguar as njëqind herë më parë.“
Duke qenë se ishte e pamundur të mos i kushtoje vëmendje kësaj polemike, ajo që na befasoi, të paktën mua, kur vërejta tri vajza që kishin mbulesë në kokë! Me dhimbje në zemër dhe turp në sy, shikoja shikimet e të tjerëve drejt atyre vajzave dhe pyesja veten se çfarë mendimesh po kalonin në kokat e tyre që nuk kuptonin se Islami është i përsosur, ndërsa myslimanët jo.
Udhëheqësi bashkëkohor Muhamed Gazali ka thënë se „Gjysmën e përgjegjësisë për mosbesim anembanë botës e mbajnë njerëzit e devotshëm që me fjalët dhe veprat e tyre të këqija e bëjnë Zotin të urryer nga krijesat e Tij.“
Natyrisht, është e qartë se shumë gjëra në një sistem të caktuar mund të na mos na pëlqejnë. Megjithatë, të flasësh për atë se si është një sistem dhe njëkohësisht ta rrënosh atë, është shenjë që nuk jemi ndryshe nga ata për të cilët ankoheshim. Pejgamberi, s.a.v.s., në shumë hadithe thekson që duhet të kujdesemi për të drejtat e të tjerëve dhe t’i ruajmë emanetet që bartim. Kjo nuk do të thotë se do të jemi njerëz pa gabime, por se do t’i korrigjojmë veprimet tona kur të kuptojmë se gabojmë.
Njoh njerëz që u është thënë se nuk është në rregull ta përdorin në punë telefonin apo printerin për qëllime private, të marrin gozhda nga firma për nevojat e shtëpisë ose të udhëtojnë në tramvaj pa biletë – dhe ata e kanë korrigjuar veten dhe nuk veprojnë më ashtu. Por ka edhe të tillë që nuk i intereson ky udhëzim.
Një qasje kaq jo serioze ndaj jetës, punës apo njerëzve është ajo që i largon edhe më shumë ata që janë larguar nga Islami. Të mendosh për këtë është detyrë e çdo besimtari. Kryerja e namazit, agjërimi i Ramazanit apo udhëtimi për Haxhxh janë detyra të çdo myslimani, por me këto rite ne e forcojmë lidhjen tonë me All-llahun dhe përgatitemi për sfidat e jetës.
Dhe pikërisht principieliteti dhe korrektësia jonë në ato sfida, jo vetëm namazi apo agjërimi ynë, janë veprat që mund t’i mahnitin ata që duam t’u themi: njerëz, ky është Islami! Nga njerëzit më të trishtuar në Ditën e Gjykimit do të jetë ai që do të vijë me namaz, agjërim, zekat, por në këtë botë ka fyer dikë, ka shpifur dikë, e ka ngrënë pasurinë e dikujt, e ka derdhur gjakun e dikujt ose ka goditur dikë, dhe secilit prej tyre do t’i jepet nga veprat e tij të mira, ose atij do t’i ngarkohen mëkatet e tyre. Çdo kohë i ka sfidat e veta, dhe një sfidë e madhe e kohës sonë është të jemi nga ata që me veprat tona e përcjellin mesazhin e Mirë dhe të Vërtetë.
Autor: Amar Bašić
Përkthim,
[xhamiarabia.info]