All-llahu i Madhërishëm ka shpallur: “…Mos harroni që të bëheni bamirës midis jush!…” [El-Bekare, 237]
Si mund ta harrosh dashurinë e gruas tënde që të ka dashur, ka jetuar me ty dhe ka qenë e kënaqur, por edhe ka pasur durim për gjithçka që ka qenë e bukur dhe për atë që nuk ka qenë e bukur!?
Si mund ta harrosh mirësinë e mikut tënd apo atë që të ka dashur sinqerisht në emër të All-llahut, e pastaj, vetëm pse nuk të ka kuptuar si duhet, do të hakmerresh ndaj tij?
Si? Pse?
Si mund ta harrosh vëllain dhe motrën tënde vetëm pse u grindët pa arsye, ndërkohë që ndonjëherë e keni ndarë së bashku edhe një copë bukë!?
Ku është mirësia vëllazërore?
Si mund ta harrosh fqiun tënd me të cilin ke ndarë, Zoti e di sa e sa pjata ushqimi, dhe deri para disa ditësh ishit si vëllezër, ndoshta edhe më shumë se kaq, e sot nuk i përshëndet as me selam vetëm sepse tani ke një mendim të keq për të!?
Ku është mirësia ndërfqinjësore?!
Njeriu nuk duhet ta harrojë asnjë të mirë të tjetrit, ashtu si nuk duhet të harrojë as të keqen e vet, sepse All-llahu i Madhërishëm i shpërblen fisnikërisht bamirësit, por edhe i këshillon butësisht!?
Redaksia,
[xhamiarabia.info]