Babai e këshillon të birin e tij

◘ Tri gjëra — nëse i shpërfill, do të humbasësh shumë: kohën, mundësitë dhe kënaqësinë e prindërve të tu.
◘ Dhe tri gjëra — nëse i ruan, do të rritet vlera jote: ruajtja e sekretit, besnikëria në premtim dhe zgjedhja e mirë e shoqërisë.

◘ Me tri persona, mos u afro me ta, sado që të të joshë dynjaja: ai që të braktis në mosmarrëveshjen e parë, ai që fshehurazi ushqen armiqësi ndaj teje,
dhe ai që nuk di ta çmojë mirësinë.
◘ Dhe tri cilësi — nëse i sheh te një njeri, mos e shoqëro: ankesa e pandërprerë, mendimi i keq për të tjerët dhe polemika pa të drejtë.

◘ Dhe tri gjëra — ruaji sa të jesh gjallë:
namazin në kohën e tij, fjalën e ëmbël dhe dorën që ndihmon, jo që poshtëron.
◘ Tri vepra — nëse i vonon, humbin vlerën: vizita e të sëmurit, ndihma për nevojtarin dhe kërkimfalja kur gabon.
◘ Dhe tri gjëra — All-llahu do të të ruajë, nëse i shmang: pasurinë haram, përgojimin e njerëzve dhe prerjen e lidhjeve farefisnore.

◘ Mos e pyet askënd për plagën e tij…
sepse pas durimit, njerëzit fshehin një mijë beteja.
◘ Mos e poshtëro të varfrin me pyetje…
sepse për disa, dinjiteti është më i shtrenjtë se vetë jeta.
◘ Mos e qorto atë që largohet pa arsye…
sepse ai që nuk e sheh vlerën tënde, me largimin e tij të sjell fitim, jo humbje.
◘ Mos e përqesh zemrën që të ka dashur… zemrat thyhen me një fjalë, dhe nuk shërohen as me një mijë kërkesa faljeje.

◘ Lëre për vete një derë kthimi në marrëdhëniet me njerëzit… koha sillet e kthehet, dhe atë që mbjell sot, do ta korrësh nesër.
◘ Dhe dije, biri im: respekti është zgjedhje, nderi është zgjedhje, shoqëria është zgjedhje… ndërsa furnizimi dhe dashuria janë caktim që All-llahu ia jep atij që do.
Në shenjë falënderimi, mos harro të dërgosh salavate mbi Pejgamberin ﷺ 🌺

Redaksia,
[Xhamiarabia.info]