Vehabizmi – katastrofa e heshtur e shekullit XXI

Vehabizmi (kuazi-selefizmi) nuk paraqet thjesht një shkollë teologjike. Ai është një murtajë me origjinë harixhite dhe një kancer ideologjik që e shndërroi Islamin në një armë për shkatërrim të brendshëm. I lindur në shkretëtirën e Nexhdit në shekullin XVIII si një revoltë e beduinëve jotolerantë me pretendimin për ta „pastruar” Islamin, ai nuk bëri tjetër veçse shfarosi e shkatërroi qytetërimin, dijen shekullore dhe dimensionin shpirtëror. Dogji libra, vrau dijetarë të Ehli Sunnetit dhe masakroi komunitete të tëra muslimane vetëm pse nuk ndanin konceptin e tyre primitiv mbi besimin. Kjo nuk është reformë, por gjenocid i maskuar si „Sunnet”!
Vehabizmi përfaqëson një doktrinë të ndërtuar mbi tekfirin (shpalljen e besimtarëve të tjerë, mosbesimtarë); çdo musliman që nuk mendon si ata automatikisht konsiderohet kafir, ndërsa personi i larguar nga feja (murtedi) shihet si dikush që duhet ekzekutuar. Përjashtimi, urrejtja ndaj Ummetit të vet dhe përdorimi i dhunës si metodë — kjo është e vërteta e tyre. Kudo që kanë depërtuar, pas vetes kanë lënë gjak, përçarje dhe rrënoja. E gjithë kjo u realizua me mbështetjen e hapur të fuqive të jashtme dhe me fondet e pafundme të naftës, të cilat i shndërruan fanatikët e shkretëtirës në një industri globale të ekstremizmit.
Kanë financuar xhami, medrese, televizione dhe platforma online nga Afrika në Evropë e nga Azia në Amerikë — jo për të përhapur të vërtetën, por për të mbjellë shpifje dhe helm kundër Ehli Sunnetit dhe përfaqësuesve të katër shkollave juridike: hanefive, malikive, shafive dhe hanbelive.
Vehabizmi shërben si bazë ideologjike për Al-Kaidën, ISIS-in, Boko Haramin, Al-Shabaab-in dhe të gjitha organizatat e tjera ekstreme që kanë masakruar më shumë muslimanë se çdo armik i jashtëm në epokën moderne. Këto nuk janë dukuri të izoluara.
Ndërkohë, elitat që e promovojnë atë jetojnë në luks, kurse të rinjtë që radikalizohen vdesin në fushëbeteja për qëllime që kurrë nuk kanë qenë të tyret. Vehabizmi nuk është thjesht një sfidë teologjike apo intelektuale; ai është shndërruar në një armë gjeopolitike që u shërben forcave që e duan përçarjen dhe vetëshkatërrimin e muslimanëve.
E kanë shndërruar fenë në frikë dhe vëllazërinë në grindje të pafundme rreth çështjeve dytësore — si mjekra, mevludi apo vendosja e duarve gjatë namazit — duke i shfrytëzuar këto detaje për të shkatërruar indin e unitetit.
Islami është fe e dhembshurisë, larmisë, dijes së thellë dhe ndërtimit të qytetërimeve. Vehabizmi e ka tjetërsuar këtë trashëgimi, duke i paraqitur botës një ideologji të ngurtë, të dhunshme dhe shkatërruese.
Bota duhet ta kuptojë këtë dallim. Në një kohë kur narrativat përcaktojnë realitetin, identifikimi i saktë i vehabizmit nuk është urrejtje, por çështje mbijetese.
Katastrofa e heshtur e shekullit XXI nuk mund të lihet më në heshtje. Është detyrë primare të nxirret në dritë ideologjia që e gërryen shtëpinë e Islamit nga brenda — pa korrektësi politike dhe pa justifikime.

Redaksia,
[Xhamiarabia.info]