Muhammedi ﷺ pranonte dhurata.
Ai nuk e shikonte çmimin e tyre dhe as nuk e matte vlerën e dhuratës dhe koston e saj.
Transmeton Aisheja (r.a.):
“I Dërguari i All-llahut ﷺ e pranonte dhuratën dhe e kthente atë me një dhuratë tjetër.”
Një fjali e shkurtër, por që e përmbledh të gjithë kulturën e marrëdhënieve ndër njerëzore:
Pranimi i dhuratës nga dikush do të thotë ta vlerësosh kujdesin e tij. Ta shpërblesh atë me diçka tjetër do të thotë të tregosh se ajo vëmendje nuk u harrua.
Pejgamberi ﷺ nuk dëshironte që mirësia mes njerëzve të ishte njërrjedhëse. Ai dinte ta pranonte me modesti dhe dinte ta kthente me mirënjohje.
Sot, dhuratave u japim çmim shumë të lartë, por kuptim shumë të zbehtë. Presim raste të veçanta, kërkojmë gjëra të shtrenjta dhe brengosemi nëse ajo që po dhurojmë do të duket mjaftueshëm e vlefshme.
Nuk duhet harruar se ndonjëherë mjafton një detaj krejt i vogël për t’i thënë dikujt: “Mendova për ty.”
Redaksia,