23/365 — Si vepronte Muhammedi s.a.v.s. me të varfërit?

Pejgamberi s.a.v.s. i mësonte njerëzit se varfëria nuk është gjithmonë e zhurmshme.
Ai tha: “Nuk është i varfër ai që e refuzojnë për një hurmë ose dy,  apo për një kafshatë ose dy, por i varfër është ai që përmbahet nga lypja.”
(Ebu Hurejra, r.a., e transmeton. E shënojnëBuhariudheMuslimi.)

Ky është një mësim i rëndësishëm.
Sepse njeriun në nevojë e vërejmë më lehtë kur na troket në derë ose na zgjat dorën.
Por ka njerëz që nuk do të kërkojnë. E mbajnë varfërinë e tyre në heshtje. Kujdesen që të tjerët të mos shohin çfarë iu mungon.
Dhe pikërisht për njerëit e tillë  na ka tërhequr vëmendjen Pejgamberi s.a.v.s..
Na mësoi të mos presim gjithmonë derisa njeriu të kërkojë ndihmë.
Të shikojmë përreth.
T’i njohim njerëzit tanë të afërt.
Të vërejmë kush  ka  ndonjë nevojë, por hesht.
Kujdesin për të varfrit e ngriti aq lart, saqë tha se ai që përkujdeset për ta është si njeriu që falet natën dhe agjëron ditën.
Ndonjëherë nevoja më e madhe është pikërisht ajo për të cilën njeriu nuk i thotë askujt asgjë.

Redaksia