Aishja r.a., e cila e ka parë nga afër jetën e përditshme të të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. për vite me radhë, e ka transmetuar këtë rregull të tij:
“Sa herë që i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. vihej përpara dy mundësive, zgjidhte gjithmonë atë më të lehtën, përveçse kur ajo përbënte mëkat. Nëse ishte mëkat, ai ishte njeriu që qëndronte më larg saj.”
Këtë parim vlen ta kemi parasysh: i Dërguari I All-llahut s.a.v.s. nuk kërkonte rrugën më të vështirë vetëm pse ishte e vështirë. Kur përpara tij gjendeshin dy rrugë të lejuara, ai zgjidhte atë më të lehtën.
Islami nuk kërkon nga njeriu t’ia vështirësojë jetën vetes pa nevojë.
Megjithatë, kufiri ishte i qartë: nëse rruga më e lehtë të çon në mëkat, ajo nuk përbën më opsion.
Është një rregull i thjeshtë që mund të zgjidhë shumë nga dilemat tona të përditshme: kur të dyja rrugët janë hallall, zgjidh lirisht atë më të lehtën.
— Redaksia