50/365 — Muhammedi s.a.v.s. i mësonte njerëzit të gëzoheshin për të mirën e të tjerëve

Pejgamberi s.a.v.s. la një fjali të shkurtër, por që flet shumë për mënyrën se si duhet t’i ndërtojmë marrëdhëniet me të tjerët:
“Askush prej jush nuk është besimtar i vërtetë, derisa të dëshirojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për veten e vet.” (Transmeton Enes ibn Maliku r.a., e shënojnë Buhariu dhe Muslimi)


Kjo është një sprovë serioze për zemrën.
Ti dëshiron për veten tënde sukses:
– Një familje të bukur
– Shëndet
– Një punë të mirë
– Një shtëpi të qetë
– Përparimin e fëmijëve të tu


Dhe papritur, diçka e tillë i dhurohet dikujt tjetër… Pikërisht në atë moment shihet se sa e kemi përvetësuar me të vërtetë këtë mesazh të Pejgamberit s.a.v.s.
A mund të gëzohemi me sinqeritet?
A mund t’i lutemi Allahut që t’ia shtojë edhe më shumë të mirat dikujt tjetër?
Apo na shqetëson begatia e tjetrit thjesht sepse nuk na erdhi neve?
Pejgamberi s.a.v.s. na mësoi se zemra e besimtarit ka gjithmonë vend për gëzimin e tjetrit. E mira e dikujt tjetër nuk është e keqja jonë, dhe suksesi i tjetrit nuk është humbja jonë.


Redaksia