51/365 – Reagimi i Pejgamberit s.a.v.s. ndaj sjelljes pa edukatë

Iu afrua një beduin të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. dhe furishëm e tërhoqi saqë veshja e tij la shenjë në qafën e tij. Dhe mandej me vrazhdësi tha: “O Muhammed, urdhëroi ata që të më japin nga pasuria e All-llahut që gjendet tek ty!” (E transmeton Enes ibn Maliku r.a.. E shënojnë  Buhariu i Muslimi.).

I Dërguari I All-llahut s.a.v.s. u kthye drejt tij, i buzëqeshi. Mandej ju tha që t’i japin diçka.”
Njeriu e lëndoi. Iu drejtua në mënyrë të vrazhdë dhe akoma kërkon diçka.

Ndërsa i Dërguari I All-llahut nuk lejoi që vrazhdësia e dikujt ta caktojë përgjigjen e tij.

Sa pak kemi nevojë ne për ta humbur durimin.
Toni i gabuar.
Porosia  e pahijshme.
Dikush na drejtohet pa respekt. 
Dhe menjëherë dëshirojmë t’ia kthejmë në të njëjtën mënyrë. 

I Dërguari I All-llahut tregoi sa I madh mund të jetë njeriu kur ka plotësisht të drejtë të zemërohet, ndërsa e zgjedh butësinë.

Mungesa e edukatës së të tjerëve s’ka nevojë të bëhet e jona.

Redaksia